Bytyqi i reagon Mickoskit: Nuk ka nevojë të flasim pas dyerve të mbyllura

Shkup, 1 Tetor – Zëvendëskryeministrin përgjegjës për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi ka reaguar në lidhje me kërkesën e kreut të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski i cili tha se ka zgjidhje konkrete për tejkalimin nga kriza energjetike nga ku e ftoi Bytyqin që nesër në mesditë të takohen në selinë e VMRO-së dhe të diskutonin në lidhje për tejkalimin e krizës.

Bytyqi nëpërmjet rrjetit social tha se nuk ka nevojë të flasim ballë për ballë, pas dyerve të mbyllura. Kompleksiteti i kësaj krize kërkon që ne të tejkalojmë vetet tona, sepse solidariteti, përgjegjësia dhe mençuria kolektive janë ato që do të na nxjerrin nga kriza.

Për të mërkurën është caktuar Këshilli Ekonomik në një format të gjerë, i cili u përpoqëm të jetë produktiv dhe konstruktiv gjatë krizës së koronës. Fatkeqësisht, opozita nuk e tregoi atë shans për të treguar kujdes dhe ndërgjegje, përkundrazi as që erdhi, kështu që filloi me bllokadë, pastaj bllokadë aktive të Parlamentit.

Qytetarët e dinë se prej gati tre vitesh publikisht bëj thirrje për bashkëpunim dhe përgjegjësi për të përballuar krizën.

Përsëri dyert janë të hapura, zgjidhjet janë gjithmonë në tavolinën ku ulemi të gjithë bashkë. Nuk ka nevojë të flasim ballë për ballë, pas dyerve të mbyllura. Kompleksiteti i kësaj krize kërkon që ne të tejkalojmë vetet tona, sepse solidariteti, përgjegjësia dhe mençuria kolektive janë ato që do të na nxjerrin nga kriza.