Bolsonaro paralajmëroi se së shpejti do të kthehet në Brazil

Ish presidenti brazilian, Zhair Bolsonari, i cili që nga fundi i dhjetorit është në SHBA, deklaroi se së shpejti planifikon të kthehet në Brazil.

Bolsonaro u largua nga spitali në shtetin federal amerikan Florida ku ishte pranuar një ditë më parë, edhe krahas rekomandimeve të mjekëve të cilët e këshillonin që të qëndrojë në klinikë të paktën edhe disa ditë, njoftoi televizioni brazilian “Globo”.

“Erdha në SHBA dhe duhej të qëndroja këtu deri në fund të janarit, por planifikoj që të kthehem më herët. Sepse mjekët në Brazil më mirë e dinë problemin tim me obstruksionin e zorrëve të shkaktuar nga plaga me thikë (e marrë gjatë takimit me votuesit në shtator të vitit 2018)”, deklaroi Bolsonaro për “Si-En-En Brazil”.

Bolsonaro theksoi se kjo është hera e tretë që hospitalizohet për shkak të problemit të tillë.

“Erdha këtu që të kaloj pak kohë me familjen time. Por, nuk pata ditë të qeta. Së pari këto ngjarje të pakëndshme (trazirat në qytetin Brazilia), pastaj hospitalizimi im”, tha ai.