Bodrume të vërshuara, derdhje e ujërave të zeza dhe rrugë të dëmtuara në Kavadar
Kavadar, 14 gusht – Vërshime në bodrume dhe hapësira përdhese në rreth njëzet shtëpi, ujëra të zeza të derdhura nga shahtet, drunj të rrëzuar dhe rrugë të dëmtuara, është bilanci nga moti i lig i mbrëmshëm në Kavadar.
Nga ndërmarrja “Komunalec” thonë se një pjesë e rrugëve ishin bllokuar për shkak të shtresës së dëmtuar të rrugës, por me intervenim të shpejtë me katër automjete “skip”, disa traktorë dhe kamionë të ndërmarrjes komunale, problemi është mëlnjanuar.
Sipas ndërmarrjes “Komunalec”, druri i rrëzuar është mënjanuar menjëherë nga ekipet komunale, Qyteti për kohë të shkurtë ishte normalizuar, ndërsa gjatë ditës së sotme dhe nesër do të bëhet larja e tij e plotë dhe pastrimi i përgjithshëm.
Në rregullimin e qytetit morën pjesë edhe zjarrfikësit nga Kavadari të cilët me pompa e tërhoqën ujin nga objektet e vërshuara. Bashkarisht u koordinuan me punëtorët komunal, zjarrfikësit dhe të punësuarit në shërbimin “Punonjësi im i Komunës”.
Të gjitha paraqitjet për dëme janë regjistruar në qendrën thirrëse të Komunës dhe ndërmarrjes komunale, po evidentohen dhe po veprohet rreth tyre.