Boçvarski në inspektim në ndërtimin e rreth rrotullimit në Demir Kapi

Shkup, 4 maj – Përmes një numri të madh të investimeve në infrastrukturë Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut vazhdon me zhvillimin urban të komunave  Mjetet janë siguruar, nevojiten projekte nga komunat, tha ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski, i cili sot zhvilloi një vizitë pune në komunën Demir Kapi.

Siç kumtoi Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, Boçvarski së bashku me kryetarin e Komunës së Demir Kapisë, Llazar Petrov dhe drejtorin e NP për mirëmbajtjen e rrugëve rajonale dhe nacionale, Kostadin Acevski, kanë inspektuar ndërtimin rreth rrotullimit në Demir Kapi. Investimi është mbi 20 milionë denarë, mjete përmes NP për mirëmbajtjen e rrugëve rajonale dhe autostradave.

“Një pjesë e kësaj rruge është rikonstruktuar vitin e kaluar, ndërsa pjesa tjetër është duke u realizuar tani, për të cilën po investojmë 12 milionë denarë shtesë. Ne vazhdojmë të investojmë mjete në projekte infrastrukturore edhe përkundër kohërave të krizës në të cilat jemi, sepse fokusi ynë është që të sigurojmë vazhdimësi të realizimit të projekteve, mirëmbajtjen e vendeve të punës, në mënyrë që të përmirësojmë jetën e qytetarëve”, tha Boçvarski.

Drejtori i NP-së për mirëmbajtjen e rrugëve rajonale dhe autostrada, Acevski, theksoi se në dy pjesë e kanë rindërtuar këtë rreth rrotullim rreth Demir Kapisë për të cilën kanë investuar gjithsej rreth 20 milionë denarë.

Ministria informoi se vizitën në Demir Kapi ministri Boçvarski e ka shfrytëzuar për të inspektuar disa rrugë të qytetit, të cilat janë rikonstruktuar me mjete të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve.

Kryetari i Komunës së Demir Kapisë, Petrov, theksoi se mbështetja nga Qeveria është e një rëndësie të madhe për ta si vetëqeverisje lokale.

“Bashkë po realizojmë shumë projekte për përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe ai bashkëpunim i shkëlqyer do të vazhdojë, tha Petrov, i cili paralajmëroi rindërtimin e tre rrugëve të tjera lokale në komunë, me mbështetjen e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve. l