Blleki zbulon se kënga “Peru” është realizuar për vetëdijesimin e të rinjve kundër drogës

Në emisionin e radhës të “Barber Shok” i ftuar ishte reperi i njohur shqiptar, Blleki.

Reperi ka folur për fillimet e tij në muzikë, karrierën, sukseset dhe projektet e ndryshme muzikore që ka sjellur ndër vite.

Blleki ka folur edhe për jetën private, duke thënë se një përkushtim dhe një pjesë të madhe të kohës së tij ia kushton edhe familjes.

Foto: RTV Dukagjini/YouTube

Tutje, ai foli edhe për një prej këngëve të tij të fundit “Peru” që u prit mirë nga fansat, teksa reperi zbuloi edhe arsyen që qëndron prapa këtij projekti.

“Projekti Peru është për një dukuri që është shfaqur te rinia shqiptare, po marrin shumë lëndë narkotike, ka hapësirë për tu marrë me shumë gjëra të tjera”, ka thënë reperi.

Ndërkohë, reperi nga Gjilani ka zbuluar gjithashtu se është në përgatitje të një projekt të ri muzikor që pritet të publikohet brenda pak javësh.

Foto: RTV Dukagjini/YouTube

Kujtojmë që  Blleki së fundmi erdhi në bashkëpunim me reperin tjetër, 2 Ton, dyshja lansuan këngën “Angel” e cila deri më tani ka grumbulluar mbi 4 milionë klikime në kanalin zyrtar të YouTube.