Blinken: Mbrojtja e lirive fetare në mbarë botën është edhe mbrojtja e sigurinë kombëtare të SHBA

SHBA-ja këtë vit kanë shënuar më shumë vende si shkelës të lirive fetare. Lista është e ngjashme si dhe vitin e kaluar dhe në të përfshihen Birmania, Kina, Kuba, Eritrea, Irani, Nikaragua, Koreja e Veriut, Pakistani, Rusia, Arabia Saudite, Taxhikistani dhe Turkmenistani.

Në këto vende “sulmohen, kërcënohen, burgosen dhe madje vriten persona në bazë të besimit të tyre, ndërsa ka shembuj kur liritë individuale të deklarimit religjioz shkelen për qëllime politike”, deklaroi sot sekretari amerikan i shtetit, Antoni Blinkeni.

Në listën e vëzhgimit ku janë të mundshme veprimet  dhe toleranca  ndaj shkeljeve të lirive fetare janë Algjeria,  CAR, Komoret dhe Vietnami.

Ndër grupet të cilat veçanërisht shqetësojnë  janë Al-Shabab, Boko Harem, Hutët, Shteti Islamik i Saharasë së Madhe dhe Afrikës Perëndimore, si dhe Grupi Vagner, ndërsa të bazuar  në veprimet e tyre në CAR.

“Paralajmërimi për këtë emërimi është për të mbrojtur vlerat, interesat dhe sigurinë tonë kombëtare, por edhe  të avancohen të drejtat e njeriut në mbarë botën. Vendet që mbrojnë në mënyrë efektive këto dhe të drejta të tjera të njeriut janë partnerë më paqësorë, më të qëndrueshëm, më prosperues dhe më të besueshëm të SHBA-së, se ato që nuk janë”, deklaroi Blinkeni.