Blinken e anulon vizitën në Kinë
Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken do ta anulojë vizitën e tij në Kinë, pasi u zbulua një balonë spiune duke fluturuar mbi SHBA.
Blinken nuk donte që balona të dominonte takimet e tij me zyrtarët kinezë, raportoi ABC njuz, duke cituar një zyrtar amerikan anonim.
Blumberg njuz gjithashtu raportoi se udhëtimi do të anulohet.
Blinken është dashur ta vizitojë Pekinin javën e ardhshme për t’u takuar me homologun e tij kinez, ministrin e Punëve të Jashtme, Qin Gang, si dhe presidentin kinez Ksi Xhinping.

