Bislimovski: Vitin e kaluar çmimet e të gjitha energjensave e arritën kulmin historik

Shkup, 7 maj – Stabiliteti dhe siguria në dërgesën e energjisë elektrike dhe e ngrohjes u sigurua edhe në kushte të krizës së madhe energjetike e cila filloi në gjysmën  e dytë të vitit 2021, ndërsa propozimet e Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit (KRRE) për uljen e TVSH-së dhe zgjerimin e përfshirjes së kategorive të ndjeshme të cilat marrin ndihmë financiare për pagesën e faturave të energjisë elektrike dhe të ngrohjes, realizohet, theksohet në Raportin vjetor për punë të KRRE-së që u miratua nga Kuvendi.

“Çmimet e larta të energjisë në bursë vitin e kaluar u rritën disa herë, sepse pas 12 vitesh u krijuan parakushtet për aktivizimin e uzinës së rezervës së ftohtë TC Negotinë, sepse se çmimi i energjisë elektrike i prodhuar nga TC Negotinë ishte më i ulët se ai i bursës, i cili mundësoi një pjesë e energjia elektrike të nevojshme të sigurohet nga prodhimi vendas në vend të importit. Si një nga masat për përballja me krizën energjetike, është marrë vendimi në vend të 70 për qindëshit të detyrueshëm, EMV të dorëzojë 100 për qind të energjisë elektrike të nevojshme për familjet me një çmim prej 41 euro për megavat orë në kushtet kur çmimi i bursës i energjisë arriti në 450 euro për megavat orë”, tha Marko Bislimoski, kryetar i KRRE-së.

Theksoi se vitin e kaluar çmimet e të gjithë energjensave e kanë arritur kulmin historik. Gazi natyror nga 300 dollarë për metër kub normal arriti një çmim prej 1.800 dollarë për metër kub normal. Energjia elektrike arriti një çmim fantastik nga 450 euro për megavat orë, ndryshe nga çmimet e para krizës arrinin nga 55 në 65 euro për megavat orë. Te derivatet e naftës janë regjistruar rritje për rreth 70 për qind në bursa krahasuar me fundin e vitit 2020.

Përveç kësaj, kryetari Bislimoski  gjatë vitit të kaluar u rizgjodh kryetar i Këshillit Rregullator të Komunitetit Energjetik (Energy Community Regulatory Board – (ECRB), duke marrë në fakt një mandat të dytë të detyrës.