Bien kolonat në kufi, pritja më e gjatë tek Dheu i Bardhë
Ka rënë fluksi i veturave në orët e mbrëmjes në pikat kufitare. Në azhurnimin e fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme lidhur me fluksin në kufi, rezulton se pritja më e gjatë është dhjetë minuta.
Në pjesën më të madhe të pikave kufitare, pritja është 3 deri në 5 minuta, ndërsa nuk ka kolonë, shkruan lajmi.net.
Pritja më e gjatë është në pikëkalimin kufitar tek Dheu i Bardhë, ku pritja në hyrje është 10 minuta, ndërsa në dalje (10-15 minuta).
Tek kjo pikë kufitare kolona është 50 metra, ndërsa kolona më e gjatë aktualisht është në Mutivodë.