Bie WhatsApp, probleme me dërgimin e mesazheve

Aplikacioni i mesazheve WhatsApp është jashtë funksionit për shkak të problemeve teknike.

Ky aplikacioni, në pronësi të kompanisë “Meta”, ka shfaqur probleme mbrëmjen e së mërkurës, ku përdorues në Europë por dhe në SHBA ankohen se e kanë të pamundur të aksesojnë në llogarinë e tyre.

WhatsApp sinjalizon për “shërbim të padisponueshëm”. Përdoruesve u shfaqet një tabelë ku njoftohet se është e pamundur lidhja me WhatsApp. Kurse të tjerë që kanë mundur ta hapin aplikacionin, nuk ju dërgohet asnjë mesazh.