Bideni është duke menduar për një turne nëpër Evropë gjatë përvjetorit të fillimit të invazionit rus në Ukrainë

Presidenti amerikan, Xho Bajden është duke menduar për një turne nëpër Evropë në shkurt me rastin e përvjetorit të fillimit të invazionit rus mbi Ukrainën, kumtoi televizioni En-Bi-Si në Tuiter.

Sipas burimeve të qeverisë amerikane, Bajdeni është duke e hetuar mundësinë për t’i vizituar një numër të madh vendesh, duke e përfshirë edhe Poloninë.

Nuk përjashtohet që gjatë periudhës së njëjtë SHBA-ja të publikojë pako të re të ndihmës ushtarake për Ukrainën, potencojnë burimet.

Televizioni nuk potencoi nëse ka njohuri për këtë presidenti amerikan ta vizitojë edhe Ukrainën.