Biden nuk e përjashton mundësinë për takim me Putinin në Bali

Presidenti amerikan, Xho Bajden sot deklaroi se nuk e përjashton mundësinë për takim me kolegun rus Vlladimir Putin gjatë samitit të G-20-shit, që muajin e kaluar do të mbahet në Indonezi.

“Do të shohim”, u tha Bajden gazetarëve në pyetjen nëse do ta shfrytëzojë takimin e G-20-shit në Bali, si mundësi që drejtpërdrejtë të bisedojë me Putinin”, lajmëroi Gardian.

Megjithatë, tani për tani mbeten të pakonfirmuara planet për udhëtim të dy liderëve në samit, ndërsa Shtëpia e Bardhë kumtoi se nëse Putini merr pjesë në G-20, atëherë duhet të marrë pjesë edhe presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, madje edhe pse Ukraina nuk është anëtare e grupit.

Gardian shkruan se ende nuk është e ditur nëse Putini do të marrë pjesë në takim.