Biden: Jam i gatshëm të takohem me Putinin për ta përfunduar luftën në Ukrainë
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se do të ishte i gatshëm të takohet me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, “nëse në të vërtetë do të kishte interesim nga ai në rast se është duke kërkuar një rrugë për ta përfunduar luftën”.
Duke folur për gazetarë së bashku me presidentin francez, Emmanuel Macron, Biden tha se Putin ende nuk e ka bërë një gjë tillë, shkruan BBC.
Dy liderët konfirmuan se do të vazhdojnë të qëndrojnë kundër luftës së Rusisë.
Lideri francez e bëri të qartë se kurrë nuk do t’i bënte thirrje Ukrainës për kompromisë për diçka që Kievi e konsideron të papranueshme, transmeton Periskopi.
Deklarata e tyre erdhi në kohën kur një zyrtar i lartë ukrainas tha se 10 mijë deri 13 mijë ushtarë ukrainas janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt.
As Ukraina dhe as Rusia nuk priren të shpalosin shifrat e humbjeve dhe deklaratat e këshilltarit presidencial, Mykhailo Podolyak, nuk janë konfirmuar nga ushtria ukrainase.
Muajin e kaluar, gjenerali më i lartë amerikan, Mark Milley, tha se rreth 100,000 ushtarë rusë dhe 100,000 ukrainas ishin vrarë ose plagosur që nga fillimi i luftës.

