Biden i premton Zelenski sisteme të avancuara për mbrojtje ajrore
Në një bisedë telefonike mbrëmë, presidenti amerikan, Xho Bajden i premtoi presidentit Vollodimir Zelenski vazhdimin e “mbështetjes së vazhdueshme për Ukrainën të nevojshme për mbrojtjen e saj duke përfshirë edhe sisteme të avancuara për mbrojtje ajrore”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.
Në bisedë Bajdeni “shprehu ngushëllime për të afërmit e të vrarëve dhe të plagosurve në këto sulme të ashpra”.
“Ai gjithashtu, e nënvizoi edhe angazhimin e tij gjegjës me aleatët dhe partnerët që Rusia të paguaj çmim të lartë dhe t’i thirret përgjegjësisë për krimet e veta të luftës dhe mizoritë”, kumtoi Shtëpia e Bardhë.
Pasi foli me Zelenskin, Bajdeni shkroi në tuiter se “mbrojtja ajrore tani është prioriteti numër 1 në bashkëpunimin tonë në mbrojtje”.

