Bernardo Silva po kërkon shtëpi në Barcelonë

Barcelona dhe Bernardo Silva vazhdojnë të renditen në të njëjtat fjali, në spekulimet e afatit kalimtar të verës.

Mesfushori portugez, Bernardo Silva vazhdon të jetë i hapur për një largim nga Manchester City dhe Barcelona është skuadra që e pëlqen atë.

Raportime të shumta thonë se lojtari ka dhënë dritën e gjelbër për transferim në ‘Camp Nou’. Madje, Gerard Romero raporton sot se Bernardo është në kërkim të një shtëpie në Barcelonë.

Megjithatë, Barcelona po vonon që ta bëjë lëvizjen e saj drejt lojtarit.

Kjo mund ta shqetësojë portugezin i cili po fillon të humb durimin.

Vendimi i tij duket i qartë, por mungesa e negociatave me kampin katalan mund ta bëjë lojtarin ta kthejë fokusin komplet te ‘Citizens’.