Belgjika mori presidencën e BE-së, a do të jetë Ballkani sfidë?

Shkup, 2 janar – Zhvillimet politike në Bashkimin Evropian nuk do mend që luajnë rol të jashtëzakonshëm edhe në ndikimin e shteteve anëtare por edhe atyre që janë kandidate, që në këtë rast është vendi ynë, Maqedonia e Veriut. Belgjika mori presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, ku në periudhën gjashtëmujore do të përballet me zgjedhje kombëtare e për Parlamentin Evropian dhe po ashtu me luftën ruse në Ukrainë dhe procesin e zgjerimit drejt Ballkanit Perëndimor, ku Rusia tenton të shtrijë ndikimin e saj. Kjo është shenjë pozitive që rajoni Ballkanit nuk është harruar por është në fokus dhe përcillet me vëmendje maksimale nga shtetet anëtare, shkruan Zhurnal.

Ballkani vazhdon të mbetet në agjendën e BE-së –

Belgjika mori presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, ku në periudhën gjashtëmujore do të përballet me zgjedhje kombëtare e për Parlamentin Evropian dhe po ashtu me luftën ruse në Ukrainë dhe procesin e zgjerimit drejt Ballkanit Perëndimor, ku Rusia tenton të shtrijë ndikimin e saj.

Fokusi mbetet rajoni. Dialogu Kosovë-Serbi mbetet pezull dhe pa zgjidhje për momentin. Belgjikës, si presidente e radhës e Unionit, do i duhet të sforcohet të marrë rezultate nga palët, si ndërmjetësuese kryesore.

Po ashtu Belgjika ka para syve ngecjen në procesin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE dhe do testohet nëse përfundimisht do mbledhë forcat evropiane dhe nëse do të arrijë të mandatojë Komisionin Europian për të përpiluar një opinion rreth aplikimit të dorëzuar nga Prishtina në fund të vitit 2022.

Me luftën ruse që vijon dhe ish republikat sovjetike të Ukrainës e Moldavisë që hapën negociatat për anëtarësimin në BE në mes dhjetorit, e Gjeorgjinë që mori statusin e kandidates për anëtarësim, presidenca belge ka si detyrë parësore eliminimin e ndikimit rus të ngulitur thellë në rajon për shkak të historisë.

Është pikërisht ndikimi rus, deri në Ballkanin Perëndimor, ku presidenca belge e BE do të duhet të jenë e vëmendshme. Sidomos me Serbinë, aleatja kryesore ruse në rajon dhe Milorad Dodik, kreu i Republikës Srpska që kërkon shkëputjen nga Bosnje Herzegovina. Zgjedhjet në Belgjikë, priten me interes pasi vitet e fundit ka patur paqëndrueshmëri në qeverisje.

Në 2020 Belgjika arriti më në fund të krijonte qeverinë pas gati dy vjetësh kur ra e mëparshmja. Mbi të gjitha vëmendja belge do të jetë te zgjedhjet e qershorit për Parlamentin Evropian, në Unionin ku euroskepticizmi po shtohet, i nxitur nga partitë populiste, transmeton Top Chanel.

Pra, është shenjë pozitive që një ndër sfidat e qeverisjes me BE-në është pikërisht Ballkani edhe pse nuk është në gjendje lufte, por që në fakt ekziston rreziku, pra është vatër e mundshme e një lufte të re në Ballkan. Prandaj, është mirë që masat preventuese të merren në kohë sa nuk është bërë vonë.

Rruga e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së ka zanafillë të hershme –

Maqedonia e Veriut si shtet i pavarur nga 8 shtatori i vitit 1991, është pozicionuar në drejtim të anëtarësimit në BE si veprim strategjik i domosdoshëm për zhvillim të shtetit. Pra, rrugëtimi i Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian ka filluar menjëherë pas pavarësimit, ndërsa zyrtarisht më 17 dhjetor të vitit 2005 Këshilli Evropës vendosi që Republikës së Maqedonisë, atëherë, ndërsa sot RMV-së, statusit shtet kandidat për anëtarësim në BE. Më 17 dhjetor të po këtij viti, 2023, RMV mbush plot 18 vite po me të njëjtin status vetëm shtet kandidat, pa marrë datën për fillim të negociatave.

Por, a është i nevojshëm ose i mjaftueshëm vetëm aplikimi e interesi i një shteti për t’u anëtarësuar në BE?, sigurisht që jo. Bëhet fjalë për disa kushte që duhet plotësuar secili shtet i interesuar për t’u bërë pjesë e familjes së madhe evropiane. Mirëpo, për çfarë kushtesh bëhet fjalë, flitet për kushte që janë vështirë për t’u plotësuar apo mungesë e seriozitet të shteteve kandidate në përgjithësi, e në veçanti të shtetit tonë?, janë çështje të diskutueshme

Kujtojmë se, pengesa më e madhe për mos marrjen e datës për fillim të negociatave me BE-në për Maqedoninë e Veriut është shteti Bullgar, që në mënyrë të drejtpërdrejt pengohet edhe Shqipëria. Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria tensionuan raportet për shkak të kontesteve historike. Sofja zyrtare kërkon që Shkupi t’i pranojë kërkesat Bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz Tito.

Ky kontest ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE. Edhe në vitin 2020, njëjtë vendi fqinj, i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministrave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në.

Ndryshe, zgjidhja e vetme është bazuar në planin franko-gjerman përmes të cilit Maqedonia e Veriut është e obliguar të bëjë ndryshime kushtetuese dhe të fusë bullgarët si pjesë integrale në Kushtetutën e vendit. Por, për këto ndryshime nevojiten 80 vota të deputetëve që shumica aktuale parlamentare e ka të vështirë t’i sigurojë, pasi opozita maqedonase kundërshton ashpër e opozita shqiptare ka vendosur dy kushte. Përmes këtij plani arrihet marrëveshje mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, por esenciale janë ndryshimet kushtetuese që Maqedonia e Veriut të vazhdojë rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE. /Zhurnal.mk