Begaj pranon Letrat Kredenciale të ambasadorit të Uzbekistanit: Thellojmë bashkëpunimin ekonomik

Presidenti Bajram Begaj pranoi sot Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri të Uzbekistanit në Shqipëri, Bakhtiyor Ibragimov.

Gjatë takimit u theksua vullneti dypalësh për të thelluar marrëdhëniet mes dy vendeve.

Gjithashtu, u vlerësua se Shqipëria dhe Uzbekistani duhet të thellojnë bashkëpunimin ekonomik, kulturor dhe në fushën e turizmit.

Në 20 nëntor 2024, Shqipëria miratoi marrëveshjen me Uzbekistanin për përjashtimin e ndërsjellë të kërkesave për vizë për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit.