BE-ja mirëpret rezolutën anti-Houthi të OKB-së

Në një deklaratë, Bashkimi Evropian ka thënë se “mbrojtja e lirisë së lundrimit në Detin e Kuq është jetike për rrjedhën e lirë të tregtisë globale dhe sigurinë rajonale”.

Në deklaratë thuhet se vendet anëtare të BE-së kanë të drejtë të mbrohen dhe u bëhet thirrje Houthi-ve të kenë përmbajtje “për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm në Detin e Kuq dhe rajon”.

Më herët sot, ShBA-ja dhe Britania e Madhe bombarduan pozicionet e Houthi-ve brenda Jemenit si hakmarrje për sulmet e grupit ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq.