BE-ja do të lejojë telefonatat gjatë fluturimeve

Udhëtarët në Bashkimin Evropian së shpejti mund të jenë në gjendje të përdorin telefonat celularë gjatë fluturimit.

Komisioni Evropian ka vendosur që linjat ajrore mund të ofrojnë teknologji 5G në avionë, me transmetim më të ngadaltë të të dhënave.

Kjo mund të nënkuptojë se pasagjerët nuk do të duhet të aktivizojnë më “modalitetin e aeroplanit” në telefonat e tyre, megjithëse ende nuk dihet se si do të zbatohet vendimi i KE-së.

Afati i fundit për anëtarët e BE-së për të vënë në dispozicion brezat e frekuencave 5G për avionët është 30 qershor 2023. Kjo do të thotë se njerëzit do të jenë në gjendje të përdorin telefonat e tyre gjatë fluturimit- për të bërë telefonata dhe për të përdorur aplikacione për të transmetuar muzikë dhe video.

Shefi ekzekutiv i Autoritetit të Sigurisë së Aviacionit të Britanisë, Dai Whittingham i tha BBC-së se mënyra e fluturimit ishte e rëndësishme për shkak të mungesës së njohurive se si telefonat celularë ndikojnë në një avion.

“Kishte një shqetësim se sinjalet mund të ndërhynin në sistemet automatike të kontrollit të fluturimit. Ajo që është konstatuar është se rreziku i ndërhyrjes është shumë i vogël. Rekomandimi ka qenë gjithmonë që kur hipni në aeroplan, pajisja celulare duhet të jetë në mënyra e fluturimit kujtoi Whittingham.