BE-ja afër marrëveshjes për shpalljen e pakos së 10-të të sanksioneve kundër Rusisë
Bashkimi Evropian është afër shpalljes së pakos së dhjetë të sanksioneve kundër Rusisë për shkak të pushtimit të saj në Ukrainë, ndërsa pritet që sot, nëse tejkalohen dallimet në qëndrimet lidhur me ndalesën për import të gomës dhe diamanteve nga Rusia, të arrihet marrëveshje përfundimtare, konfirmuan diplomatët nga vendet anëtare të BE-së.
Në listën e sanksionuar duhet të ketë individë dhe persona zyrtarë të përfshirë në deportimin e jashtëligjshëm të rreth 6.000 fëmijëve nga Ukraina. Pakoja e dhjetë e sanksioneve pritet të përfshijë edhe shtatë subjekte afariste iraniane për të cilat besohet se prodhojnë pajisje të cilën e përdor Rusia në operacionet ushtarake në Ukrainë.
BE-ja dëshiron që pakoja e 10-të e sanksioneve të përfshijë individë dhe subjekte të akuzuara për deportimin e fëmijëve.

