Bastisje në Shkup, gjendet drogë dhe pistoletë, arrestohet një person
Shkup, 7 maj – Nëpunës policorë të SPB Shkup-Njësiti për Tregti të Palejuar e kanë privuar nga liria Z.S. (51) nga Shkupi.
Siç informon MPB, gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, e kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur dhe sekuestruar më shumë plumba të llojit dhe kalibrit të ndryshëm, marihuanë, terezi dixhitale, një pistoletë sinjalizuese dhe disa plumba për sinjalizim me dritë dhe zë.
Ai është arrestuar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

