Bastisje në Prilep, arrestohet një diler

Nëpunësit policor nga SPB Manastir – Zyra e jashtme për Punë Kriminalistike e DPB Prilep, dje në Prilep e privuan nga liria O.T.(30), sepse tek ai është gjetur dhe marrë marijuanë.

“Më pas me urdhër gjyqësor është kryer bastisje në shtëpinë e tij dhe i është gjetur dhe konfiskuar marijuanë, një peshore dixhitale dhe një materie me kokra. Ai është arrestuar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, njoftoi MPB.