Bastisje në Pehçevë, është gjetur drogë dhe mjete piroteknike

MPB-ja informon se dje zyrtarë policorë nga SPB Berovë e kanë privuar nga liria Z.M. bga Pehçeva, sepse në bazë të një vendimi gjyqësor, gjatë bastisjes në shtëpinë dhe objektin e tij ndihmës në Pehçevë, janë gjetur dhe konfiskuar bimë të mbjella cannabis sativa, një qese me marijuanë dhe 174 copë mjete piroteknike.

“Pas përfundimit të çështjes kundër Z.M. do të vijojë kallëzimi përkatës penal për veprën penale të “prodhimit dhe hedhjes në treg të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve” sipas nenit 215 dhe veprës penale “Prodhimi, mbajtja dhe tregtimi pa leje i armëve ose lëndëve plasëse” sipas të nenit 396 të Kodit Penal, thonë nga MPB-ja.