Bastisje në Manastir, arrestohet shpërndarësi i substancave narkotike

Nëpunës policorë të policisë kriminalistike pranë SPB Manastir e kanë privuar nga liria D.Ç. (26) nga Manastiri.

Siç njofton MPB-ja, gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, e kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur dhe sekuestruar kokainë, marihuanë dhe sende tjera me mbetje të materies së panjohur.

Ai është arrestuar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës, theksojnë nga MPB-ja.