Bastisje në Kërçovë, gjendet drogë, arrestohen dy persona

Policët mbrëmë kanë arrestuar F.M.(28) dhe A.I.(34), të dy nga Kërçova. Gjatë bastisjes në shtëpinë e F.M., janë gjetur dhe marrë marijuanë dhe një tabletë.

Gjatë bastisjes në shtëpi është zënë A.I. Atij i është gjetur dhe konfiskuar marijuanë dhe një lëndë pluhuri e bardhë.

Për ngjarjen është njoftuar Prokurori Publik, ndërsa personat janë ndaluar në stacionin policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngritet kallëzim përkatës, njofton MPB.