Bastisje në Kërçovë, arrestohet një diler i kokainës
Shkup, 5 mars – Nëpunës policorë të Departamentit të Policisë Kriminalistike-Sektori për Tregti të Palejuar me Drogë, Njësiti Special Antiterrorist “Tigri” dhe NJPB Kërçovë e kanë arrestuar E.P. nga Kërçova, diler i kokainës, i cili është kërkuar edhe për dhunë të kryer.
Siç informon MPB, gjatë bastisjes në shtëpinë e tij është gjetur edhe kokainë, katër peshore, të holla, lista të borxhlinjve të cilëve ai dhe babai i tij A.P. iu kanë shitur drogë.
“Gjatë bastisjes në shtëpinë e E.P. nëpunësit policorë ishin penguar nga N.P. për të cilin do të parashtrohet kallëzim penal adekuat sipas nenit 382 dhe 368 të KP-së. Kundër E.P. dhe A.P. do të parashtrohen kallëzime penale sipas nenit 215 të Kodit Penal”.

