Bastisje në Bit Pazar, arrestohet 28 vjeçari

Më 06.04.2022, zyrtarë policorë nga njësia për tregti të paligjshme në SPB Shkup kanë arrestuar personin me iniciale J.I (28) nga Shkupi.

Gjatë kontrollit të kryer me urdhër të pranuar nga gjykata themelore penale Shkup, në shtëpinë e J.I. në zonën e Bit Pazarit u gjetën kokainë, dy peshore dixhitale dhe katër plumba.

Personi është dorëzuar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës penal./Zhurnal.mk