Banka botërore miratoi 610 milionë dollarë shtesë për Ukrainën
Banka Botërore kumtoi se ka miratuar pako shtesë financiare me vlerë të përgjithshme prej 610 milionë dollarë shtesë për mbulimin e nevojave urgjente për Ukrainën dhe ndihmë për rikuperimin nga lufta me Rusinë.
Pakoja përfshin hua shtesë prej 500 milionë dollarë nga Banka Ndërkombëtare për Ripërtëritje dhe Zhvillim, për të cilën garancë është Britania e Madhe.

