Balla në Kuvend: Çmimi i naftës përcaktohet nga tregjet ndërkombëtare, opozita bën retorikë

Tiranë, 9 prill medial.mk/ – Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla reagoi sot në Kuvend ndaj akuzave të opozitës për rritjen e çmimit të naftës.

Balla theksoi se kjo është një çështje që lidhet drejtpërdrejt me zhvillimet globale dhe jo me vendimmarrjen e qeverisë shqiptare.

Në fjalën e tij, Balla u shpreh se nafta është një mall burse dhe çmimi i saj përcaktohet nga tregjet ndërkombëtare.

Sipas tij, “Shqipëria furnizohet nga kompani të mëdha ndërkombëtare, si British Petroleum, të cilat operojnë mbi bazën e çmimeve të bursës”.

Balla mbrojti gjithashtu rolin e Bordit të Transparencës, duke theksuar se ky mekanizëm është përdorur edhe në krizën e mëparshme pas luftës në Ukrainë dhe ka dhënë efekt në stabilizimin e çmimeve.

Sa i përket debatit politik, ai akuzoi opozitën se po e përdor çështjen për retorikë ditore, ndërsa shtoi se projektligjet e propozuara prej saj do të diskutohen në Kuvend sipas kalendarit të miratuar me konsensus, konkretisht në datën 30 prill.

Leave a Reply