Avioni luftarak rus sulmon kampin në Idlib të Sirisë, vriten 5 civilë
Të paktën 5 civilë janë vrarë ndërsa 7 të tjerë janë plagosur në sulmin ajror që avioni luftarak rus kreu ndaj kampit ku strehohen civilët e zhvendosur në provincën veriperëndimore siriane Idlib, raporton Anadolu.
Sipas informacionit të marrë nga Observatori për vëzhgimin e avionëve në Idlib, një avion luftarak rus i ngritur nga baza Khmeimim në Lataki, ka kryer sulm ajror ndaj një fshati në perëndim të Idlibit.
Ndërkaq, sipas informacionit të marrë nga burime të Mbrojtjes Civile Siriane (Helmetat e Bardha), janë vrarë të paktën 5 civilë përfshirë edhe fëmijë, ndërsa janë plagosur 7 civilë të tjerë.
Të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalet përreth.
– Situata në Idlib
Në takimin e Astanës në vitin 2017, Türkiye, Rusia dhe Irani vendosën të krijojnë katër “zona deeskalimi” në rajonin që nuk është nën kontrollin e administratës siriane.
Administrata e Damaskut, terroristët e mbështetur nga Irani dhe Rusia vazhduan sulmet e tyre dhe u kthyen drejt Idlibit, duke pushtuar tre nga katër zonat.
Megjithëse Türkiye arriti marrëveshje shtesë me Rusinë për të forcuar armëpushimin në shtator 2018, sulmet u intensifikuan përsëri në maj 2019. Pas marrëveshjes së re të arritur nga Türkiye dhe Rusia më 5 mars 2020, armëpushimi kryesisht është respektuar.
Rreth 2 milionë civilë që shpëtuan nga sulmet në periudhën 2017-2020 u detyruan të migrojnë në rajone afër kufirit turk.

