Austri, tre të vdekur nga zjarri në një spital jashtë Vjenës

Tre pacientë vdiqën sot në një zjarr në një spital në Austri, për shkak të të cilit rreth 90 pacientë u evakuuan nga ndërtesa, tha një përfaqësues i spitalit që ndodhet në Medling, në jug të Vjenës. “Shkaku i tragjedisë nuk ka qenë ende i mundur të sqarohet me siguri”, vuri në dukje zëdhënësja, ndërsa zjarret e këtij lloji janë jashtëzakonisht të rralla në një vend me 9 milionë banorë. Zjarri shpërtheu rreth orës 01:00 me orën lokale në një dhomë të qendrës së infermierisë dhe u përhap me shpejtësi, sipas një deklarate nga Shërbimi Shëndetësor Rajonal. Njësia zjarrfikëse ka dërguar 33 automjete dhe rreth 170 zjarrfikës. Në vendngjarje ka shkuar edhe një ekip i Kryqit të Kuq. Zjarri është vënë nën kontroll pas dy orësh dhe pacientët e evakuuar janë transferuar në ambientet e tjera të infermierisë.