Aleanca për Shqiptarët shpallë konkurs për kryetarë të degëve

Shkup, 16 maj – Aleanca për Shqiptarët sot ka shpallur konkursin për zgjedhjen e kryetarëve të degëve në disa komuna të vendit.

Thirrja ka të bëjë për komunat në Likovë, Kumanovë, Haraçinë, Petrovec, Gazi Babë, Çuçer Sandevë, Shuto Orizare, Butel, Çair, Qendër, Zelenikovë, Studeniçan, Sopishtë, Çashkë, Veles, Saraj, Zhelinë, Bërvenicë, Tetovë, Vrapçisht, Tearcë, Jegunovcë, Bogovinë, Gostivar, Kërçovë, Dollnen, Krushevë, Manastir, Prespë, Dibër, Strugë dhe Ohër.

Kushtet që duhet t’i plotësojnë kandidatët janë:

– të jenë anëtarë të partisë;
– të paraqesin biografinë e tyre;
– të dorëzojnë programin (planet në lidhje me organizimin dhe funksionimin në pozicionin për të cilin kandidojnë).

Pas dorëzimit të dokumentacionit të kompletuar, kandidatët do të intervistohen nga Komisioni i Përzgjedhjes së Kandidatëve. Çdo kandidat i paraqitur do të trajtohet në mënyrë të barabartë në zgjedhje. Kandidatët do të zgjidhen në bazë të aftësive individuale, sukseseve nga e aktivitetet e kaluara dhe vizionit për të ardhmen. Aleanca për Shqiptarët mban të drejtën e verifikimit të të dhënave të paraqitura në biografitë e kandidatëve.

“Inkurajojmë çdokënd që beson se ka aftësitë dhe vizionin e duhur për drejtimin e degëve lokale të ASH-së, të aplikojë dhe të bëhet pjesë e garës”, ka deklaruar kryetari i ASH-së, Ziadin Sela pas mbledhjes së kryesisë.