Asgjë konkrete nga takimi mes SASHK-ut dhe përfaqësuesëve të Qeverisë

Shkup, 4 Maj – Asgjë konkrete nga takimi mes SASHK-ut dhe përfaqësuesve të Qeverisë edhe gjatë ditës së sotme. Pas daljes nga takimi i radhës së të dyja palëve, përfaqësuesit e SASHK-ut nuk kanë pranuar të japin detaje nga ky takim sepse, sipas tyre, bisedimet do të vazhdojnë të premten dhe për momentin nuk kanë asgjë konkrete për të deklaruar, përveç faktit se bisedimet vazhdojnë.