Arti shqiptar humb një tjetër ikonë, Sherif Merdanin

Është ndarë nga jeta ditën e sotme këngëtari Sherif Merdani. Një sëmundje e rëndë i mori atij jetën në moshën 81-vjeçare. I vlerësuar me shumë çmime, mes tyre edhe ‘Artist i Madh’, nga ana tjetër, Merdani është nga ata figura që i ka vuajtur më shumë pasojat që diktatura vuri në lidhje me kufizimin e artit.

Pas festivalit të 11-të ai u burgos për 15 vite për këngët “Vajza E qelqtë”, “Rruga e Dibrës” dhe “Duart e tua”. Merdani doli nga burgu në vitin 1988, por muzikës iu kthye vetëm në vitin 1995.