Arsovski: Bisedimet pengohen nga politikat e Bullgarisë, për ne i pranueshëm është dhe propozimi portugez

Shkup, 5 maj – Për atë nëse Maqedonia ka plan B për eurointegrimet nëse bisedimet me Bullgarinë nuk japin fryte dhe nuk hiqet vetoja, ka folur për Utrinski Brifing, analisti Petar Arsovski.

Ai shprehet se në ngjarjen e hapjes së klubit “Vanço Mihajllov” në Manastir, ardhja e Petkovit ishte thjeshtë një grackë ndërsa “këtë valle” e udhëheqin Jotova dhe Karakaçanov, informon Zhurnal.

“Atmosfera në Bullgari është e tillë që Petkov nuk mund të presë përmirësim të marrdhënieve me Maqedoninë. NGa ana tjetër, ne nuk kemi alternativë tjetër përpos procesit eurointegrues.

Petkov nuk ka fuqi të tejkalojë sentimetin nëse nuk ka konsensus. NArativi i Bullgarisë është ndryshe nga politiakt e Petkovit. E jona ishte të përpiqemi të tejkalojmë pengesat, të jemi më të riturit në kontest. Stejt Departmenti kohëve të fundit po kryen presion mbi Bullgarinë, ndërsa neve na sjellë dobi marrëveshja strategjike me SHBA-të”, thotë Arsovski.

Ai shton se kontesti mund të zgjidhet për një ditë, por mund të zgjatë edhe me dekada. Në thelb të problemit është vullneti politik në Bullgari, sepse për ne është i pranueshëm propozimi portugez. Pas qershorit dot ë hyjmë në një situatë kur Bashkimi Evropian do të fillojë të rishqyrtojë politikën e saj për zgjerim, e këtu duhet të shfrytëzohen të gjitha shanset”, thotë Arsovksi.

“Mua më brengosë retorika e opozitës, është një narativ i regullt i opozitës se asgjë nuk bën në shtet dhe duhet të ketë zgjedhje të parakohshme. Mua më brengosë ndryshimi i narativit politik të mbështetësve të Unionit. Ne me të drejtë jemi të dëshpëruar dhe të hidhëruar, e nuk kemi tjetër opsion, sepse edhe në hartë i përkasim BE-së. Pyetja është si të shtyjmë procesin. Neve na nevojiten reforma thelbësore në vend, por a kemi potencial të tillë për nryshime të cilat do t’i zbatojmë vet, pa mbikqyrje të BE-së”, thotë Arsovski./Zhurnal.mk