Arrestohet shkupjani 20 vjeçar, dyshohet për 6 vjedhje

Dje në ora 19:00, policia ka arrestuar 20 vjeçarin A.I nga Shkupi. Ai dyshohet të ketë kryer vepër penale “vjedhje” nga neni 235 i kodit penal. Tek ai janë gjetur mjete dhe dokumente të cilat burojnë nga veprat penale, informon Zhurnal.

Pas kontrollit të mëtejmë, është konstatuar se i arrestuari është kërkuar me disa fletarreste përshkak dyshimeve se ka kryer edhe gjashtë vepra penale në periudhën prej 6 maj deri më 27 shtator.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër të riut do të ngritet kallëzim adekuat penal./Zhurnal.mk