Arrestohet për kokainë një person në Gostivar

Më 10.08.2022, në ora 23:30, në Toplicë të Gostivarit, zyrtarë policorë të Policisë së Gostivarit, Njësiti i Policisë Galatë, kanë privuar nga liria personin J.J.(29) dhe një të mitur nga Dobridoli i Gostivarit.

Gjatë kontrollit të automjetit të tyre të pasagjerëve “Mercedes” me targa sllovene, iu gjet kokainë.

Personat janë ndaluar në Komisariatin e Policisë dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të rastit do të vijojnë parashtresat përkatëse.