Arrestohet një tetovar, ka drejtuar automjetin me 2,16 promilë alkool në gjak

Shkup, 12 maj – Nëpunësit policorë të Stacionit Policor për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor në Tetovë dje pasdite e privuan nga liria K.V. (31) nga Tetova.

Siç informoi sot MPB, gjatë kontrollit të trafikut në rrugën “Marshall Tito” në Tetovë ishte ndaluar automjeti i udhëtarëve “folksvagen golf” me targa regjistrimi të Tetovës, me drejtues K.V., dhe pas ndërmarrjes së masave ishte konstatuar se është nën ndikimin e alkoolit, gjegjësisht i janë matur 2,16 promilë alkool në gjak.

Ai ishte mënjanuar nga komunikacioni dhe ishte ndaluar në stacion policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të ngrihet kallëzim sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtimi i pakujdesshëm i automjetit motorik”.