Arrestohet një shkupjan për përvetësim të kundërligjshëm të veturës

Shkup, 6 maj – Nëpunës policorë të Njësitit të Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup e kanë privuar nga liria S.XH. (40) nga Shkupi. Ai është kërkuar me shpallje nga Stacioni Policor Çair për shkak të ekzistimit të dyshimit se automjetin e llojit “mercedes” me targa regjistrimi të Shkupit, të cilin e ka drejtuar, në mënyrë kundërligjore e ka përvetësuar për vete.

Më datën 03.04.2022, siç informuan sot nga MPB, S.XH. me një person nga Shkupi përmes marrëveshjes gojore ka blerë automjetin, pas së cilës e ka marrë por nuk e ka paguar.

Ai është arrestuar në stacion policor dhe në bisedë zyrtare e ka pranuar veprën. Pas dokumentimit të plotë të rastit automjeti do ti kthehet pronarit, kurse për S.XH. do të parashtrohet kallëzim sipas nenit 239 të Kodit Penal.