Arrestohet një shkupjan i kërkuar me urdhër qendror

Nëpunësit e policisë kanë arrestuar një person nga Batinca e Shkupit, i kërkuar me urdhër qendror për vepra të kryera penale, kumtoi pasdite Ministria e Punëve të Brendshme.

“Nëpunësit e policisë të ekipit operativ për kërkim në SPB Shkup mbrëmë në orën 22:15 në rrugën “Leninova” në Shkup, kanë privuar nga liria B.R. (24) nga fshati Batincë, Shkup. Ai ishte kërkuar me urdhër qendror nga Prokuroria Themelore Publike Shkup për zbatimin e procedurës hetuese, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale sipas nenit 258 dhe nenit 141 të Kodit Penal”, theksojnë  nga MPB-ja.

Personit i është caktuar masa paraburgimi prej 30 ditësh.