Arrestohet një person nga Strumica

Nëpunës policorë nga Ekipi operativ hetime pranë SPB Shkup, sot në orën 16:00 në fshatin Bansko, në rrugën lokale drejt fshatit Svidovicë, rajoni i Strumicës, e privuan nga liria S.K.(53) nga Shkupi.

“Ai ishte i kërkuar me Fletë-arrest qendror nga Gjykata themelore penale Shkup për vuajtje të dënimit me burg prej 18 muajve për vepër të kryer penale ‘vjedhje’ sipas nenit 235 nga Kodi penal. Personi do të shoqërohet në institucionin kompetent ndëshkues-përirësues për vuajtje të dënimit”, kumtoi MPB.