Arrestohet një person nga Radovishi i cili transportonte 88 emigrantë
Policia mbrëmë rreth orës 00:15 ka privuar nga liria personin A.S (35) nga fshati Injevë e Radovishit.
Siç ka informuar MPB në vendin e quajtur “Nova Petla” në Gjevgjeli nëpunës të policisë nga stacioni policor i Gjevgjelisë kanë ndaluar një kamion me gjysmërimorkio “skania” me targa të Prilepit.
Gjatë kontrollit janë gjetur 88 emigrantë (56 nga Siria, 21 nga Pakistani, 10 nga India dhe një nga Jemeni), nga të cilët 12 janë të mitur.
Emigrantët janë vendosur në Qendrën pranuese- transitore “Vinojug” në Gjevgjeli, ndërsa A.S është mbajtur në stacion policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të ngritët kallëzim penal.