Arrestohet një person në Shkup, ishte i dënuar me tre vite e gjashtë muaj burg për grabitje

Sot (03.06.2025), në rrugën “Branko Zarevski” në Shkup, zyrtarë policorë nga SPB Shkup arrestuan B.P. (31) nga Shkupi, i cili ishte i kërkuar me urdhër-arrest qendror me vendim të Gjykatës Themelore Penale Shkup për vuajtjen e një dënimi me burg prej tre viteve e gjashtë muajsh, për shkak të një vepre penale në lidhje me nenin 237 (grabitje) të Kodit Penal. Personi do t’i dorëzohet institucionit kompetent korrektues.