Arrestohet një person në Prishtinë, i dyshuar për trafikim të njerëzve

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë i dyshuar për veprën penale “Trafikim me njerëz e shërbime seksuale viktimës së trafikimit”.

Arrestimi i tij ka ndodhur dje, pasi që i njëjti dyshohet të ketë kryer veprën e lartë cekur më 5 prill të këtij viti.

“Në lidhje me rastin është raportuar se me  17.05.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.