Arrestohet një mashtrues i cili ka gënjyer persona më të moshuar për të zhvatur para

Nëpunësit policorë sot në orën 9:00 në Vendkalimin kufitar, Deve Bair e privuan nga liria N.P.S. (34) nga Pleveni, Republika e Bullgarisë. Pas masave të ndërmarra taktiko-operative paraprakisht nga SPB Shkup dhe të dhënat e marra operative nga shërbimet policore bullgare, është përcaktuar se N.P.S. është autor i më shumë veprave penale “mashtrim” sipas nenit 247 të KP.

Siç informoi MPB, në periudhën nga 18.09 deri më 01.10 në rajonin e SPB Shkup janë paraqitur tetë mashtrime, me ç’rast nga të dëmtuarit – persona më të rritur, ai ka arritur të marrë rreth 40.000 euro dhe arë në vlerë prej rreth 10.000 euro.

“Mashtruesi ka arritur t’i mashtrojë viktimat duke i telefonuar në telefon dhe duke u thënë se një anëtar i familjes së tyre të ngushtë dyshohet se ka shkaktuar një aksident trafiku në të cilin ka vdekur një fëmijë dhe nëse donte ta shpëtonte nga burgu, ka kërkuar një shumë të madhe parash nga viktimat”, njoftoi MPB.

Pas bastisjes së bërë tek N.P.S. janë gjetur 10.400 euro, kartela telefoni, një telefon dhe gjësende të tjera lidhur me veprat penale. Pas dokumentimit të rasteve, do të shtrohet kallëzim penal në Prokurorinë kompetente.

Nga MPB bëjnë apel qytetarët të kenë kujdes dhe të mos bien pre e mashtrimeve të tilla, ndërsa nëse marrin thirrje të tilla, rastin menjëherë ta paraqesin në stacionin më të afërt policor ose në telefonin falas 192.