Arrestohet një kriminel nga Gërçeci i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
Nëpunësit policor nga Njësia për Polici Intervenuese pranë SPB-së Shkup e arrestuan E.Z.(21) nga fshati Gërçec i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga ana e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
Siç informuan pasdite nga Ministria e Punëve të Brendshme, personi është arrestuar sot rreth orës 16:00 në Saraj dhe do të dorëzohet në Prokurorinë kompetente.