Arrestohet një kontrabandist që transportonte 11 emigrantë nga Siria
Para tunelit të Javoricës, në autostradën A1 në drejtim Gjevgjeli-Demir Kapi, sot në ora 10.15 nëpunës policorë nga Qendra Rajonale për Çështje Kufitare Jug, Stacioni Policor Bogorodicë, kanë privuar nga liria personin P.Ç.(22). nga Shkupi. Gjatë kontrollit të automjetit “BMW” me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte, janë gjetur 11 emigrantë nga Siria.
Një ekip i stacionit policor të Vallandovës ka bërë kontroll të vendit.
“Emigrantët i janë dorëzuar nëpunësve policorë të Njësisë kundër Krimit Ndërkufitar në Qendrën Rajonale Jug për Çështje Kufitare për veprime të mëtejshme. Për rastin është njoftuar Prokurori Publik, i cili pas dokumentimit të plotë ndaj P.Ç. do të bëhet një parashtresë përkatëse”, theksohet në kumtesën e MPB-së.

