Arrestohet një kontrabandist në Dibër, transportonte pesë emigrantë

Nëpunës të policisë nga DPB Dibër dje rreth orës 13:30 në Dibër e kanë privuar nga liria T.Gj. (58) nga Prilepi.

Siç bëri të ditur Ministria e Punëve të Brendshme, T.Gj. është arrestuar sepse në rimorkion e automjetit të cilin e drejtonte, ishin gjetur pesë emigrantë: A.Sh. (25). dhe M.H. (38) nga Siria, E.T. (24) dhe I.I. (24) nga Pakistani dhe M.D. (20) nga Afganistani.

“T.Gj. është dërguar në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të ngritët parashtresë adekuate, ndërsa emigrantët ishin dërguar në Qendrën Transitore të Pranimit ‘Tabanoc’ për procedurë të mëtutjeshme”, informoi MPB.