Arrestohet një i mitur në rrethinën e Ohrit, tek ai gjenden të holla të falsifikuara dhe drogë
Në SPB Ohër dje në ora 22:30 minuta është arrestuar i mituri 16-të vjeçar nga f. Elshani-Ohër, për arsye se tek ai janë gjetur të holla të falsifikuara në vlerë të përgjithshme prej 1050 eurove dhe drogë.
Në të vërtetë, siç njofton MPB-ja, gjatë kontrollimit të kryer në rr. “Goce Dellçev” në Ohër, nëpunësit policorë tek ai kanë gjetur dhe sekuestruar 21 banknota nga 50 euro me numër të njëjtë serik dhe një qese me marihuanë.
MPB theksojn se pas dokumentimit të plotë të rastit, SPB Ohër do të parashtrojë kallëzim përkatës.

