Arrestohet një hajdut në Veles, malli i vjedhur i është kthyer pronarit

Zyrtarët policor nga SPB Veles dje kanë privuar nga liria shtetasin e Velesit, M.D. (20), i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”.

“M.D. në periudhën prej datës 23.09.2022 deri më 25.09.2022, me përdorimin e një mjeti ka hyrë në një shtëpi në rrugën “Stevan Bogoev” në Veles, pronë e Sh.R. (82) nga Petroveci dhe ka marrë disa sende. Një pjesë e sendeve të konfiskuara i janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit, ndërsa personi është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës, informojnë sot nga MPB-ja.